Një shqiptar në Gjermani arriti që të arratisej nga stacioni policor në Arnstadt (rrethi Ilm, Turingia).
Sipas autoriteteve, 21-vjeçari u dërgua në të ashtuquajturin paraburgim parandalues të mërkurën, për të zbatuar dëbimin e tij.
Një zëdhënës i policisë tha se ai u dërgua në stacionin e policisë lokale në pranga. I riu është arratisur nga ndërtesa në rrethana ende të paqarta. Sipas policisë, ai më parë ishte sjellë në mënyrë bashkëpunuese.
Pavarësisht një operacioni të madh policor me qen gjurmues dhe helikopter, ende nuk është bërë e mundur gjetja e të arratisurit dhe riarrestimi i shqiptarit.
Sipas zëdhënësit, paraburgimi parandalues për migrantët e planifikuar për deportim mund të urdhërohet nga gjykatat.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co