Shqiptari dhe një rus sulmuan me armë zjarri pronarin e një supermarketi në Greqi, i plagosur një 34-vjeçar. Policia arreston autorët

shqiptari dhe nje rus sulmuan me arme zjarri pronarin e nje supermarketi ne greqi i plagosur nje 34 vjecar policia arreston autoret

































Një 30-vjeçar shqiptar dhe një person tjetër nga Rusia janë autorët e sulmit me armë zjarri në një supermarket në Chania të Greqisë, ngjarje e ndodhur të shtunën e 15 qershorit.

policia greke

Sipas mediave greke, dy autorët e dyshuar janë vënë në pranga të dielën mbrëma.

Ndërkohë policia ka marrë në pyetje një nga pronaret e supermarketit, shtetas sirian, i cili ka deklaruar se nuk i njihte autoret e ngjarjes.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur kur autorët kanë kërkuar të blejnë disa gjera pa paguar.

Sulmuesi filloi të rrihte pronarin dhe dy djemtë e tij, më pas nxori një pistoletë dhe qëlloi drejt tyre.

Për pasojë mbeti i plagosur djali i pronarit, 34-vjeçari, i cili ndodhet në spital.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co