Shqiperia

Shqiptari përfshin në shitjen e kokainës edhe gruan, pas dënimit me burg i pret dëbimi nga Britania

shqiptari perfshin ne shitjen e kokaines edhe gruan pas denimit me burg i pret debimi nga britania
shqiptari perfshin ne shitjen e kokaines edhe gruan pas denimit me burg i pret debimi nga britania

Një shqiptar që jetonte në Colchester i është thënë se përballet me dëbim pasi ai dhe gruaja e tij u dënuan për vepra që lidhen me drogën. Bruno Banaj, 31 vjeç dhe Deliona Banaj, 23 vjeç dolën para një gjyqtari të premten ku u përballën me akuza, duke përfshirë posedim dokumentesh identiteti false dhe posedim droge të llojit kokainë.

Banaj, pranoi se zotëronte kokainë me qëllim furnizimin, drejtimin e një automjeti pa licencë, përdorimin e një automjeti pa sigurim të palës së tretë dhe marrjen e mallrave të vjedhura. Zonja Banaj, pa adresë fikse, pranoi se kishte dokumente të rreme identiteti me dashje dhe kishte marrë një automjet pa pëlqimin e pronarit.

Gjykata dëgjoi se çifti ishin emigrantë shqiptarë, të cilët ishin kthyer në tregtinë e drogës për të shlyer borxhet që kishin ndaj një individi që i ndihmoi ata të mbërrinin në MB. Çifti fillimisht jetoi në Londër dhe më pas u transferua në Colchester ku bëhej pazari i drogës.

Gjykata dëgjoi sesi dyshja u ndaluan nga policia në janar pasi Hyundai i tyre, i cili ishte një makinë e vjedhur, aktivizoi një kamerë ANPR. Policia kontrolloi zonjën Banaj, e cila kishte 23 mbështjellje kokaine dhe dokumente të rreme identiteti që sugjeronin se ajo ishte një grua sllovene e quajtur Brianna Teska.

Kur adresa e tyre u kontrollua, u gjetën nga policia pako të tjera me kokainë. Banaj, i cili u shfaq në bankën e të akuzuarve me një bluzë të bardhë, kishte pranuar në një intervistë në polici se shiste kokainë dhe se të gjitha sendet në makinë i përkisnin atij.

Duke e dënuar zotin Banaj me dy vjet e tre muaj burg, gjyqtari Wilson i tha: “Ëndrra jote për të qenë një qytetar i dobishëm në MB ka dështuar materialisht. “Duke qenë se [dënimi] është më shumë se 12 muaj, mund të jeni subjekt i dëbimit të menjëhershëm duke pasur parasysh dënimin e shqiptuar sot”, shtoi gjyqtari. Zonja Banaj, e cila u shfaq përmes video-lidhjes nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Peterborough, u dënua me tetë muaj burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts