I riu palestinez, i cili akuzohet se ka rrahuar, përdhunuar dhe më pas goditur me thikë një 33-vjeçar shqiptare në Greqi është liruar me kusht.
Media greke Protothema shkruan se ndaj 27-vjeçarit është vendosur kushti i ndalimit të tij për të dalë jashtë vendit si dhe të paraqitet në polici tre herë në muaj.
Referuar burimeve gjyqësore, Protothema shkruan se provat në dosje nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar ndalimin e tij, pasi nga njëra anë shqiptarja në dëshminë e saj e identifikoi fillimisht si përdhunuesin dhe torturuesin e tij, por më pas e kishte tërhequr atë që kishte thënë.
Megjithatë, gruaja nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkak të gjendjes së saj dhe do të dëshmojë në mjekësinë ligjore kur të gjendja e saj të stabilizohet.
Njëkohësisht, i akuzuari ka pasur thikë, por nuk vërtetohet se ka lidhje me krimin, ndërsa nuk ka prova që të vërtetojnë praninë e tij në vendin ku 33-vjeçarja u gjet e dhunuar.
Megjithatë, priten rezultatet nga laboratorët e mjekësisë ligjore për provat e sekuestruara nga shtëpia e braktisur.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co