Shtatë lojtarë të Kombëtares ishin “tifozë” në Europian, Aliji për rekord

shtate lojtare te kombetares ishin tifoze ne europian aliji per rekord

































Shqipëria e mbylli të hënën rrugëtimin e saj në “Euro 2024”, pasi u eliminua në fazën e grupeve, pas 2 humbjesh dhe një barazimi.

kombetarja

Trajneri Silvinjo ka aktivizuar në tri ndeshje një pjesë të madhe të lojtarëve që kishte grumbulluar. Konkretisht, ai ka aktivizuar vetëm 19 nga 26 lojtarët që kishte grumbulluar për turneun gjerman. Portierët Etrit Berisha dhe Elhan Kastrati, mbrojtësit Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Marash Kumbulla dhe Naser Aliji, si dhe mesfushori Amir Abrashi janë futbollistët, të cilët nuk zbritën asnjë minutë në fushë.

Rasti i Abrashit është pak i veçantë, pasi trajneri brazilian vendosi të sakrifikonte Keidi Baren për të, duke insistuar se i nevojitej një lojtar i tillë, për shkak të eksperiencës dhe grintës së tij. Në fund nuk i dha asnjë minutë.

Por më unik është rasti i Naser Alijit, i cili ka marrë pjesë në Europianin e dytë në karrierë. Ashtu siç ndodhi në të parin, në “Francë 2016”, edhe këtë herë mbrojtësi i majtë nuk luajti asnjë minutë, duke vendosur një rekord unik për përfaqësuesen shqiptare. E veçanta është edhe se, ndonëse kishte më shumë lojtarë në dispozicion se De Biazi, Silvinjo përdori vetëm 19. Trajneri italian në vitin 2016 aktivizoi 20 futbollistë nga 23 që kishte të grumbulluar, duke lënë “tifozë” vetëm 3 lojtarë, kurse braziliani la kështu plot 7 lojtarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →