Bota

“Shtatë të vdekur nga vrasjet në një javë”- Nënkryetari i PD: Policia gjendet për të numëruar kufomat! Ministri i ri i Brendshëm nuk merr përgjegjësi

shtate te vdekur nga vrasjet ne nje jave nenkryetari i pd policia gjendet per te numeruar kufomat ministri i ri i brendshem nuk merr pergjegjesi





































agron-gjekmarkaj-675x450-1 (1)Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas ngarjeve kriminale që tronditen vendin ditet e fundit.

Sipas tij në një javë janë numër shtatë viktima nga vrasjet, bilanc që sipas tij nuk krahasohet as me ngjarjet e vitit 1997.

Gjekmarkaj shkruan më tej se siguria publike është në nivelet më të ulëta historike, ndërkohë që ministri i ri i Brendshëm nuk merr asnjë përgjegjësi.

“Në një javë Shqipëria çdo ditë numëron të vrarët! Në Pogradec organet shtetërore u bënë palë me kriminelet kur u ekzekutua Egli Proga! Në Velipojë po ashtu nuk u parandaluan dy vrasje nga mos ndërhyrja në kohë!

Policia gjendet aty për të numëruar kufomat! Në Tiranë një mësues amerikan vret gruan dhe pastaj veten!

Po brenda asaj dite një punonjës policie i bën atentat një qytetari për motive të dobëta por falë zotit shpëton! Në Mirditë, vritet brenda banesës së tij një tjetër shtetas.

Pra, 7 të vdekur në një javë nga vrasjet!

Siguria publike është në nivelet më të ulta historike! Ministri i ri i Brendshëm nuk ekziston, nuk merr përgjegjësi jo e jo, por as nuk flet, as nuk del, as e sheh njeri në krye të punëve!

Ky bilanc javor nuk krahasohet as me vitin 1997!

Ftojmë turistet të vijnë, po për çfarë që të shohin “pistolieret” tanë sesi vrasin qytetarët teksa  policia, qeveria e shteti në rastin më të mirë kur nuk janë palë, bëhen spektatorë në kinemanë horror! Nuk janë vetëm çmimet e larta e abuzive që i tremben njerëzit kësaj vere por edhe krismat, atentatet, postpolloqet si në Kabul pa efikasitet ku polici si zaptie ja fut me shpullë qytetarit rasti Qato, trafiku i denatyruar nga mungesa e rrugëve e zjarret e ndezur me qëllim ndërtimi rrëze deteve!

Përsa kohë bandat ndikojnë në zgjedhje ministrash, për aq kohë do të numërojmë të vdekur në trotuare! Shqipëria ka nevojë për një qeveri e cila nuk rri në pushtet me fuqinë e krimit por që perdor fuqinë e votës dhe të popullit për të shtypur krimin dhe kriminelët!”, shprehet Gjekmarkaj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts