Bota Shqiperia

Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe kredive federale, mbetet në fuqi urdhri ekzekutiv për pezullimin e ndihmës së huaj











































Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë anuloi memorandumin që ngriu grantet dhe kredi federale, gjë që shkaktoi panik të gjerë mes miliona njerëzve që mbështeten në ndihmën e qeverisë.

trump

“Memorandumi i OMB-së M-25-13 është anuluar. Nëse keni pyetje në lidhje me zbatimin e Urdhrave Ekzekutive të Presidentit, ju lutemi kontaktoni Këshillin e Përgjithshëm të agjencisë suaj”, thuhet në një memo të siguruar nga CNN.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha në një postimin në X se ndërsa memorandumi i mëparshëm ishte anuluar, urdhrat ekzekutivë të presidentit për ngrirjen e ndihmës së huaj, mbeten në fuqi.

Zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë kishte urdhëruar ndalimin e granteve dhe kredive federale, sipas memorandumit të brendshëm të dërguar të hënën, i cili shkaktoi ankth edhe pse Shtëpia e Bardhë tha se nuk ishte një urdhër aq gjithëpërfshirës sa dukej.

Anulimi vjen pasi një gjykatës e ndaloi përkohësisht urdhrin të martën (28 janar), vetëm disa orë pasi ai u nënshkrua nga Presidenti Donald Trump dhe memorandumi që e shpalli atë u lëshua nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit.

Gjykatësi e ndaloi urdhrin deri të hënën e ardhshme, pasi u ngrit një padi nga një grup organizatash që përfaqësonin përfituesit e granteve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts