Presidenti Joe Biden do të takohet me Donald Trump në Zyrën Ovale javën e ardhshme. Takimet midis presidentëve dhe pasardhësve të tyre të zgjedhur janë tradicionale, përveç vitit 2020 kur Trump nuk organizoi një takim me Biden.
Siç raportojnë mediat e huaja, gjatë këtij takimi, presidentët zakonisht flasin për periudhën e tranzicionit dhe çështjet e përfshira në krijimin e administratws së re të Shtëpisë së Bardhë.
Kur Barack Obama priti Trumpin, ata diskutuan gjithashtu politikën e jashtme dhe të brendshme dhe ranë dakord të punonin së bashku për të ndihmuar vendin të ketë sukses.
Dhe kur Presidenti Xhorxh Bush e ftoi Obamën në Zyrën Ovale në vitin 2008, ata diskutuan çështjet ekonomike dhe të sigurisë. Ndërsa ata flisnin, bashkëshortet e tyre Laura Bush dhe Michelle Obama vizituan ambientet e Shtëpisë së Bardhë.
Ndërsa Joe Biden dhe Donald Trump do të takohen në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, takimet publike mes tyre nuk janë veçanërisht të zakonshme.
Ata u panë në ekranet televizive në mbarë botën në qershor për debatin e parë në zgjedhjet presidenciale, duke debatuar mbi ekonominë, abortin dhe politikën e jashtme.
Paraqitja e cilësuar jo e mirë e Biden në debat, bëri që ai të largohej nga gara për Shtëpinë e Bardhë në korrik dhe u zëvendësua nga Kamala Harris, në krye të Demokratëve.
Të dy u fotografuan gjithashtu së bashku në Nju Jork më 11 shtator në “Ground Zero” për të përkujtuar 23 vjetorin nga sulmi i 11 shtatorit.