Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Hungarinë që të përshpejtojë procedurat për anëtarësimit tët Suedisë në NATO, tha të premten zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby. Hungaria është vendi i fundit i NATO-s që ende nuk i ka dhënë dritën jeshile ligjore anëtarësimit suedez pasi parlamenti turk ratifikoi kërkesën e Stokholmit të martën dhe Presidenti Tajip Erdogan nënshkroi miratimin të enjten.
“Unë do të doja të gjeja vetëm një moment për të mirëpritur miratimin e Turqisë për aplikimin e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n këtë javë. Siç e dini shumë prej jush, parlamenti turk votoi për miratimin e neneve dhe ratifikimin të martën.
Presidenti Erdogan nënshkroi ato dokumente dje dhe ne presim që instrumentet e ratifikimit të mbërrijnë në Uashington, DC, shumë, shumë shpejt për t’u depozituar në Departamentin e Shtetit, sipas procesit.
Ne sigurisht inkurajojmë Hungarinë që të ecë përpara me procesin e tyre shpejt, në mënyrë që aleanca të mirëpresë Suedinë në NATO pa vonesa të mëtejshme. Ne jemi shumë, shumë optimistë që Suedia së shpejti do të bëhet anëtari më i ri i NATO-s. Dhe Hungaria ka thënë se ata nuk do të jenë pengues”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co