TĂ« moderuarit duan tĂ« kufizojnĂ« numrin e emigrantĂ«ve. RadikalĂ«t duan deportime masive. Cilat do tĂ« jenĂ« pasojat ekonomike? â shkruan The Economist
Emigrantët po bëhen gjithnjë e më të padëshiruar.
Mbi gjysma e amerikanĂ«ve dĂ«shirojnĂ« âdeportimin e tĂ« gjithĂ« emigrantĂ«ve qĂ« jetojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« jashtĂ«ligjshme nĂ« tokĂ«n amerikaneâ, nga njĂ« e treta nĂ« vitin 2016.
Vetëm 10% e australianëve duan më shumë emigracion, një rënie e mprehtë nga disa vite më parë.
Keir Starmer, kryeministri i ri britanik i qendrĂ«s sĂ« majtĂ«, dĂ«shiron qĂ« vendi i tij tĂ« jetĂ« âmĂ« pak i varur nga emigracioni, duke trajnuar mĂ« shumĂ« punĂ«torĂ« britanikĂ«â.
Kryeministri i AustralisĂ«, Anthony Albanese, kohĂ«t e fundit, tha se sistemi i emigracionit i vendit tĂ« tij ânuk po funksiononte siç duhejâ dhe se dĂ«shironte tĂ« pĂ«rgjysmonte emigracionin neto.
Ndërkohë, Donald Trump premton dëbime masive, nëse fiton zgjedhjet presidenciale amerikane.
Këto nuk janë thjesht fjalë. Australia, Britania dhe Kanadaja po shënjestrojnë universitetet e lira që ofrojnë kurse të thjeshta për njerëz, qëllimi i vërtetë i të cilëve është të punojnë në këto vende.
Këtë vit, Kanadaja shpreson të ulë numrin e lejeve të studimit me një të tretën. Shtete të tjera po e bëjnë më të vështirë që emigrantët të sjellin familjet me vete.
Presidenti Joe Biden ka njoftuar masa për të ndaluar marrjen e azilit për ata njerëz që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin jugor të Amerikës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dëshiron të përshpejtojë dëbimet nga vendi.
Edhe Gjermania po zbaton plane të ngjashme. Në të ardhmen mund të vijnë masa më të rrepta në të gjitha vendet e zhvilluara.
Planet e zotit Trump nĂ«nkuptojnĂ« largimin e ndoshta 7.5 milionĂ« njerĂ«zve. ĂfarĂ« do tĂ« nĂ«nkuptojĂ« e gjithĂ« kjo pĂ«r ekonomitĂ« e vendeve tĂ« pasura?
Ndryshimi i qasjes vjen pas një periudhe emigrimi shumë të lartë. Në tre vitet e fundit, 15 milionë njerëz janë shpërngulur në shtetet e pasura, rritja më e madhe në historinë moderne.
Vitin e kaluar, më shumë se 3 milionë njerëz emigruan në Amerikë, 1.3 milionë shkuan në Kanada dhe rreth 700,000 në Britani.
Të ardhurit vijnë nga të gjitha anët, duke përfshirë qindra mijë ukrainas që ikin nga lufta dhe me miliona persona nga India dhe Afrika Nënsahariane.
Tani ka shenja se ky bum emigracioni mund tĂ« marrĂ« fund. Emigrimi neto nĂ« Kanada pothuajse Ă«shtĂ« pĂ«rgjysmuar qĂ« nga kulmi i fundit, dhe nĂ« ZelandĂ«n e Re, gjithashtu po bie ndjeshĂ«m. Shtetet e pasura kanĂ« mĂ« pak vende tĂ« lira pune se mĂ« parĂ«, duke u dhĂ«nĂ« emigrantĂ«ve mĂ« pak arsye pĂ«r tâu zhvendosur.
Vërshimi i refugjatëve nga Ukraina është ngadalësuar. Masat e reja kundër emigrantëve gjithashtu kanë filluar të kenë efekt.
NĂ« BE, numri i shtetasve tĂ« vendeve tĂ« treta qĂ« u kthyen nĂ« atdheun e tyre pas njĂ« urdhri pĂ«r tâu larguar, Ă«shtĂ« rritur me 50% gjatĂ« dy viteve tĂ« fundit.
NĂ« tremujorin e parĂ« tĂ« vitit 2024, âkthimet e detyrueshmeâ nga Britania, u rritĂ«n me 50% nĂ« bazĂ« vjetore. Kalimet e paligjshme nĂ« kufirin jugor tĂ« AmerikĂ«s, sĂ« fundmi ranĂ« nĂ« nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t nĂ« tre vjet.
Disa masa kundër emigracionit, veçanërisht dëbimet në shkallë të gjerë, mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme për ekonomitë.
Kur Kanadaja rriti deportimet gjatë periudhës së Depresionit të Madh, ajo vuajti një kosto të madhe fiskale. Në vitin 1972, qeveria e Ugandës dëboi me mijëra njerëz me origjinë aziatike.
âPraktikisht nuk ka mbetur asnjĂ« sipĂ«rmarrĂ«s afrikan pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« tregtiâ, u raportua nĂ« njĂ« memorandum konfidencial tĂ« CIA-s atĂ« vit.
Raporti gjithashtu vuri në dukje se ishte bërë e pamundur të prisje flokët në Kampala, pasi të gjithë dyqanet e berberëve ishin mbyllur.
Personat e afĂ«rt me Donald Trump argumentojnĂ« se âOperacioni Wetbackâ siç u quajt nĂ« mĂ«nyrĂ« tallĂ«se politika e ish-presidentit Dwight Eisenhower nĂ« vitet 1950, qĂ« dĂ«boi me mijĂ«ra meksikanĂ« pa dokumente, tregon se dĂ«bimet masive mund tĂ« funksionojnĂ« pa pasur efekte tĂ« kĂ«qija.
ĂshtĂ« e vĂ«rtetĂ« se ajo ishte njĂ« periudhĂ« e rritjes sĂ« fortĂ« ekonomike dhe inflacioni mbeti i ulĂ«t. SidoqoftĂ«, krahasimi Ă«shtĂ« mashtrues. GjatĂ« viteve 1950, emigracioni i ligjshĂ«m i meksikanĂ«ve nĂ« AmerikĂ« u rrit ndjeshĂ«m.
Nuk ka dyshim se propozimi i Trump për dëbime në masë, do të shkaktonte kaos ekonomik, sepse industri të tëra do të detyroheshin të gjenin staf të ri.
Warwick McKibbin, nga Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, mendon se në rast se zoti Trump arrin të deportojë me sukses 7.5 milionë njerëz, PBB-ja amerikane do të ulej me 12% gjatë tre viteve.
Për sa u përket politikave më të moderuara për uljen e emigracionit, është ende e paqartë nëse mund të kenë ndikime pozitive apo negative në ekonomi.
Në një plan afatshkurtër, përpjekjet për të pakësuar emigracionin tepër të lartë, ndoshta do të ulnin inflacionin në tregun e banesave. Hulumtimi nga Banka Goldman Sachs tregon se në Australi, çdo rënie e emigracionit vjetor neto prej 100,000 vetash, do të ulte qiratë me rreth 1%.
Ndërsa emigracioni në Britani është ngadalësuar në muajt e fundit, po ashtu është ngadalësuar edhe ritmi i rritjes së qirave (faktorë të tjerë luajnë gjithashtu një rol).
Sidoqoftë, me kalimin e kohës, rënia e emigracionit ndoshta do të nxiste inflacionin gjetiu. Me rënien e ofertës së punës, pagat mund të rriten më shpejt, duke rritur çmimin e shërbimeve si hoteleria.
Shtrëngimi i emigracionit mund të rriste edhe PBB-në për frymë të vendeve, që është kriteri që përdoret zakonisht për të matur standardet e jetesës.
Për shembull, në Britani, ndërsa emigracioni u rrit në vitet 2022 dhe 2023, PBB-ja për frymë ra. Ka rënë edhe në Gjermani. Në Kanada, ka rënë edhe më ndjeshëm.
Kjo ka ndodhur pjesërisht, sepse të ardhurit e fundit janë në përgjithësi më pak të aftë se sa popullsia vendase, që do të thotë se ata nuk mund të kenë paga të larta.
Edhe pse ky është një efekt mekanik dhe jo një goditje reale ndaj standardeve të jetesës së vendasve, ulja e emigracionit mund të ndalojë rrëshqitjen e PBB-së për frymë në një periudhë afatshkurtër.
Përpjekja për baraspeshë
Por do të kishte kosto afatgjata. Të ardhurit e rinj po gjejnë punë. Për dekada, emigrantët në Britani kishin më pak gjasa se vendasit për të punuar. Kjo nuk është më e vërtetë.
Tani shkalla e punësimit të emigrantëve në Europë është e njëjtë me atë të vendasve. Emigrantët në Amerikë, prej kohësh, kanë më shumë gjasa që të punojnë sesa njerëzit e lindur në vend, dhe muajt e fundit, ky hendek është zgjeruar.
Goditja e emigracionit rrezikon të provokojë rishfaqjen e mungesës së fuqisë punëtore, që rrënoi ekonomitë e vendeve të pasura në vitet 2021 dhe 2022, dhe që uli PBB-në për frymë, duke krijuar mungesë efikasiteti.
Në një plan afatgjatë, emigrimi sjell edhe më shumë specializim në fuqinë punëtore.
Më e rëndësishmja, të ardhurit e rinj shpesh punojnë në industri me paga të ulëta, por që megjithatë janë jetike, duke përfshirë ndërtimin dhe kujdesin shëndetësor.
Nga viti 2019 deri në vitin 2023, numri i njerëzve të lindur jashtë shtetit në fuqinë punëtore të ndërtimit të Amerikës u rrit ndjeshëm, edhe pse numri i ndërtuesve vendas ra.
Në Norvegji, numri i punëtorëve të huaj të punësuar në kujdesin shëndetësor, është rritur me 20% që nga pandemia Covid-19.
Numri i mjekëve që punojnë në Irlandë, por që janë trajnuar diku tjetër, është rritur me 28%.
Gjatë së njëjtës periudhë, numri i stafit kinez në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Britanisë është dyfishuar, ndërsa numri i kenianëve është trefishuar.
Me kalimin e kohës, vendet e pasura, të cilat kanë popullsi në plakje, do të kenë nevojë për më shumë punëtorë të rinj dhe të etur për të punuar.
Kjo do të ndodhë, sepse pak politikanë po flasin tani për masa si rritja e madhe e moshës së pensionit, apo bërja e kujdesit shëndetësor shumë më efikas.
Edhe pse goditja e emigracionit mund tâu japĂ« politikanĂ«ve mbĂ«shtetje pĂ«r njĂ«farĂ« kohe, kjo politikĂ« do tĂ« bĂ«het e pakĂ«naqshme pĂ«r ekonomitĂ« nĂ« njĂ« plan afatgjatĂ«. /Monitor/
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co