Xhihadistët e organizatës Shteti Islamik (ISIS) kanë vrarë pothuajse 4,100 njerëz në territorin e Sirisë pasi humbën bastionin e tyre të fundit në atë vend në vitin 2019. Këto janë të dhënat e publikuara dje nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
ISIS kishte kapur zona të gjera të Sirisë dhe Irakut në vitin 2014, duke e shpallur veten një “kalifat” dhe duke imponuar sundimin e tij me terror brutal, përpara se mbretëria e tij të shembej si një shtëpi letrash në vitin 2019, nën sulme nga drejtime të shumta, nga SHBA dhe forcat aleate kurde.
Pasi humbën territoret që mbanin, xhihadistët e mbetur u tërhoqën në shkretëtirën e madhe siriane, nga ku vazhdojnë të nisin sulmet vdekjeprurëse, duke synuar kryesisht ushtrinë siriane, por edhe forcat kurde.
Anëtarët e ISIS-it kanë “vrarë rreth 4,100 njerëz në mbi 2,550 operacione” në zonat e kontrolluara si nga regjimi i Damaskut ashtu edhe nga vetëqeverisja gjysmë-autonome kurde që nga viti 2019, sipas një rrjeti të gjerë joqeveritar me bazë në Britani. Shumica e viktimave i përkisnin forcave ndërluftuese, ose ushtrisë dhe ndihmësve të saj, ose fraksioneve të udhëhequra nga kurdët, por numri përfshin gjithashtu të paktën 627 civilë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Më shumë se gjysma e 4,085 viktimave u vranë në Badia, shkretëtirën siriane që shtrihet nga periferitë e Damaskut deri në kufirin me Irakun.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co