Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama për krijimin e një shteti bektashi brenda Tiranës, duke u bërë thirrje besimtarëve të kenë kujdes.
Gjatë fjalës së tij para mbështetësve poshtë banesës, Berisha u shpreh se kjo lëvizje e kryeministri është sipas tij një hap “për të maskuar lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, për të maskuar vjedhjet e mëdha të shqiptarëve, për të maskuar zbrazjen e Shqipërisë”.
“Vendosi si maskë kaukën e shenjtë të Bektashiut, në të cilën fle shpirti i Baba Aliut”, tha Berisha.
Ndër të tjera, ish-kryeministri garanto besimtarët bektashinj se ky shtet në Tiranë nuk do jetë sipas tij për qytetarët, por për Ramën.
“Me këtë rast garantoj miqtë e mi bektashinj kudo që janë, se nuk e ka për ata, por e ka për veten e tij, prandaj kujdes. E ka për sulltanatin e Surrelit. E ka të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet anti shqiptare”, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen më të thellë, për ju qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionare dhe misionarë të kauzës së dejtë të shqiptarëve.
Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të fjalës së lirë, të cilët përcjellin çdo natë të vërtetat tek shqiptarët, denoncojnë dhe demaskojnë regjimin e narkoshtetit që sillet me Shqipërinë e shqiptarët si një pushtues i egër, si një armik i egër i vlerave themelore të një shoqërie të lirë, votës së lirë, shtetit ligjor.
Të dashur miq!
Edi Rama këto kohë për të mundur të maskojë lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, për të maskuar vjedhjet e mëdha të shqiptarëve, për të maskuar zbrazjen e Shqipërisë, vendosi si maskë kaukën e shenjtë të Bektashiut, në të cilën fle shpirti i Baba Aliut.
Me këtë rast garantoj miqtë e mi bektashinj kudo që janë, se nuk e ka për ata, por e ka për veten e tij, prandaj kujdes. E ka për sulltanatin e Surrelit.
E ka të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet anti shqiptare.