Shqiperia

Shtyhet gjyqi për ‘Sterilizimin’, zbardhet kërkesa e ish-ministrit Ilir Beqaj. Kur do të mbahet seanca e radhës

shtyhet gjyqi per sterilizimin zbardhet kerkesa e ish ministrit ilir beqaj kur do te mbahet seanca e radhes
shtyhet gjyqi per sterilizimin zbardhet kerkesa e ish ministrit ilir beqaj kur do te mbahet seanca e radhes

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e “Sterilizimit”, për shkak të mungesës së një avokati.
Për herë të parë në sallë, ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i arrestuar për hetimet që po kryhen për SASPAC, u shpreh se aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta.

Ish-ministri kërkoi të bënte një deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër, por gjykata e ndërpreu, pasi në këtë seancë nuk mund te kryhej me veprim për shkak të mungesës së mbrojtjes për një nga të pandehurit.

Mungesa e pajustifikuar e një mbrojtësi, u be shkak i pezullimit te aftëve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit. Kjo është hera e katërt që shtyhet seanca paraprake për çështjen “Sterizilimi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts