Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në një prononcim për mediat, avokati i tij Genc Gjokutaj, tha se seanca u shty për në datën 8 shkurt, ndërsa shtoi se qëndrimi që u mbaj sot ishte me “shtatë standarde”.
Ai po ashtu sqaroi se tashmë për herë të katërt kanë paraqitur kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka.
“Kemi ankimuar vendimin e SPAK, sot ishte seanca për të shqyrtuar ankimimi. Sot është dekriptuar që qëllimi politik po zbatohet rigorozisht nga gjykata. Në kohën e marrjes së masave, ishin të pa komunikuara dhe i quanin të komunikuara. Seanca u shty për në datë 8, sot gjykata mori dhe kërkesën e katër për përjashtimin e Gjokës, ajo nuk dëgjon, sot ishte një qëndrim jo më dy standarde, por i shtatëfishtë”, u shpreh avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co