![Shuarja e kolosit të letrave shqipe/ Ambasada e BE-së në Tiranë: Zëri i fuqishëm i Kadaresë, jehonë në të gjithë Evropën 2 shuarja e kolosit te letrave shqipe ambasada e be se ne tirane zeri i fuqishem i kadarese jehone ne te gjithe evropen](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/shuarja-e-kolosit-te-letrave-shqipe-ambasada-e-be-se-ne-tirane-zeri-i-fuqishem-i-kadarese-jehone-ne-te-gjithe-evropen.jpg)
Ambasada e BE-së në Tiranë iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare. Përmes një mesazhi në “Facebook” BE thekson se Kadare ishte zëri i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, që bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë.
REAGIMI
Lajm i trishtë nga Tirana sot.
Ismail Kadare, një kolos i letrave dhe zë i dashur i Shqipërisë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke shfaqur kulturën e pasur dhe të larmishme shqiptare në mbarë botën. Proza e tij e mprehtë, depërtuese dhe gjithsesi mirëdashëse pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe folklorit të Shqipërisë.
Ngushëllimet tona më të sinqerta për të dashurit e tij dhe të gjithë ata që e admiruan gjenialitetin e tij.
Trashëgimia e Kadaresë do të jetojë gjatë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co