Shufra ari, cash dhe drogë/ Operacion ndërkombëtar antidrogë, sekuestron rreth 36 ton kokainë, mes të arrestuarve një shqiptar

shufra ari cash dhe droge operacion nderkombetar antidroge sekuestron rreth 36 ton kokaine mes te arrestuarve nje shqiptar
shufra ari cash dhe droge operacion nderkombetar antidroge sekuestron rreth 36 ton kokaine mes te arrestuarve nje shqiptar

Policia gjermane ka bërë publike detajet e një operacioni ndërkombëtar droge të zhvilluar disa ditë më parë dhe të mbajtur në sekret të plotë.

Sipas “BILD”, rreth 36 ton kokainë janë sekuestruar në ndërhyrjet në Gjermani, Holandë e Ekuador.

Operacioni, sipas mediave gjermane, ka çuar në sekuestrimin e sasisë më të madhe të drogës së kapur ndonjëherë në Gjermani. Konkretisht janë sekuestruar 25 ton kokainë në Portin e Hamburgut, 8 ton në Portin e Rotterdamit dhe 3 ton në Ekuador.

Droga me vlerë 2.6 miliardë euro u sekuestrua gjatë operacionit kundër një grupi të trafikut ndërkombëtar të kokainës që drejtohej nga një turk, i cili u arrestua. Në pranga ranë gjithsej 7 persona, dy gjermanë, dy turq, një maroken, një ukrainas, një bullgar si dhe nje shqiptar 42 vjec.

Droga sillej nga Ekuadori me 10 konteinerë të 100 kompanive fantazmë. Kokaina ishte e fshehur në arka ananasi, dërgesa druri dhe thasë me susam. Operacioni në gjermani është zhvilluar në Bonn, Kwln, Leverkusen, Mynih, Berlin, Hamburg dhe Brandenburg.

Veç drogës u sekuestruan një armë zjarri bosh dhe një armë zjarri Glock, telefona celularë si dhe laptopë të shumtë.

Gjithashtu janë sekuestruar pesë shufra ari, para cash në vlerën 23.300 euro dhe një Porsche 911 Turbo S më vlerë 250.000 euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →