Shuhen shpresat për armëpushim/ Izraeli nuk pranon të bisedojë me palën palestineze në Kajro

shuhen shpresat per armepushim izraeli nuk pranon te bisedoje me palen palestineze ne kajro
shuhen shpresat per armepushim izraeli nuk pranon te bisedoje me palen palestineze ne kajro

KAJRO – Një delegacion i organizatës së HAMAS-it ka mbërritur të dielën në Kajro, për bisedime me Izraelin për arritjen e një armëpushimi në Gaza dhe për shkëmbimin e pengjeve.

Mirëpo negociatat nuk janë finalizuar, sepse Izraeli refuzoi që të marrë pjesë. Vendimi është marrë, pas njoftimit të kreut të MOSAD-it nga kryeministri i Katarit, se Hamasi ka refuzuar kërkesën për të paraqitur listën me emrat e pengjeve që ende janë gjallë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Kjo kërkesë ishte shtruar që përpara nisjes së bisedimeve. Nëse palët do të kishin suksese në negociata, në Gaza do të kishte armëpushim së paku 48 orë dhe civilët do të merrnin më tepër ndihma.

Ndërmjetësuesit kanë thënë se duan që një marrëveshje të arrihet përpara se të nisë muaji i Ramazanit, më 10 mars. Ndërkaq, SHBA-të, pas ngjarjes së rëndë, ku mbi 110 njerëz janë vrarë teksa kërkonin ushqime dhe ujë, ka ushtruar më tepër presion që mes palëve të arrihet një marrëveshje paqeje.

Në lidhje me incidentin e rëndë, Hamasi tha se Izraeli ka sulmuar civilët, teksa ata po merrnin ushqime. Por, Tel Avivi ka mohuar akuzën. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka deklaruar se numri i të vdekurve që nga fillimi i konfliktit ka kaluar mbi 30 mijë. Ndërsa Izraeli është mosbesues ndaj shifrës, OKB ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka deklaruar numër të njëjtë të viktimave me organizatat e tjera ndërkombëtare, në konflikte të mëhershme, ndaj shifrat mund të jenë të besueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →