Operacioni kundër zjarreve në Malin e Gjerë ka përfunduar duke shuar plotësisht të 4 vatrat.
Sipas PMZSH Bashkia Gjirokastër, të katërta vatrat e zjarrit që po luftoheshin prej orëve të para të mengjesit aktualisht janë të fikura.
Në dy prej këtyre vatrave vijojnë të digjen ende trungje të thata,por digjen në sipërfaqe të përshkuara nga zjarri.
Zjarrfikësit vazhdojnë ti mbajnë në monitorim.Rreth 100 efektivë zjarrfikës, ushtrisë dhe vullnetarë ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për shuarjen e flakëve me një perimetër 12 km.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co