Gjergji Vurmo nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në një intervistë me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News24, komentoi raportin e Freedom House.
Vurmo theksoi se në raport bëhej me dije se shumë media janë ta kapura nga interesat. Ai shtoi se raporti po ashtu lavdëron punën e SPAK-ut. Ndërsa, shtoi se nuk beson se grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha mund të krijojë destabilitet në vend, për shkak se nuk gëzon mbështetje të gjerë politike.
[embedded content]
“Sa i përket Shqipërisë në raportin e Freedom House, mund të themi se 2023 ka qenë vit i ngjeshur me ngjarje. Në raport thuhet se SPAK ka punuar shumë mirë. FH bën me dije se grupi i Berishës ka qenë i dhunshëm në raport me institucionet shqiptare. Unë nuk besoj se grupi i Berishës mund të bëhet rrezik për destabilizimin e Shqipërisë, për shkak se mbështetja e shoqërisë ndaj tyre nuk është maksimale.
Kur vjen fjala për mediat, mund të themi se një sektor i medias është i kapur nga interesat deri kriminale. Është e lehtë të kontrollohet media, kur 4 familje e kontrollojnë atë. News24 e provoi mbi shpinë sulmin nga qeveria, ka pasur pra edhe presion ndaj gazetarisë. Është për të ardhur keq që shoqëria civile sot është e dobët në vendin tonë”, deklaroi Vurmo.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co