![“Shumë profesione do të zhduken si pasojë e…”, Sholla: Çfarë duhet të bëjmë me kurrikulat e shkollave 2 shume profesione do te zhduken si pasoje e sholla cfare duhet te bejme me kurrikulat e shkollave](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/shume-profesione-do-te-zhduken-si-pasoje-e-sholla-cfare-duhet-te-bejme-me-kurrikulat-e-shkollave.jpg)
Altin Sholla, doktor i shkencave ekonomike i ftuar në emisionin “Sintezë” nga Brenton Kotorri në News 24, tha se shumë profesione do të zhduken në të ardhmen për shkak të zhvillimit të teknologjisë.
“Ne jemi në rrugën e duhur që përmes teknologjisë së informacionin për të arritur rezultatin që doni. Mendoj se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të qenë pjesë e zhvillimeve të telekomunikacionit.
Ne duhet të ndryshojmë pak edhe mentalitetin, ose qasjen ndaj të mësuarit. Duhet të fusim konceptin e të mësuarit në mënyrë të vazhdueshme. Ne duhet të adaptohemi kundrejt këtyre zhvillimeve. Në fushën e edukimit po hyn edhe aftësimi praktik dhe nëpërmjet këtyre aftësimeve mund të jesh i adoptueshëm në tregun e punës. Shumë profesione të së tashmes do të zhduken. Inteligjenca artificiale ka bërë një revolucion shumë të madh”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co