Rodrigo Goesh e ka bërë të qartë se e ardhmja e tij mbetet e lidhur me Realin e Madridit, pavarësisht spekulimeve të shumta që janë ngritur gjatë verës.
Pavarësisht ardhjes së figurave si Mbape apo Endrik, braziliani ka vendosur të vazhdojë karrierën te klubi i bardhë, duke sigluar angazhimin e tij ndaj klubit madrilen. Siç ka siguruar “Cadena Ser”, Rodrigo është plotësisht i fokusuar në karrierën e tij me Realin, duke përjashtuar çdo mundësi për një transferim te Siti.
Ndërkohë, që edhe nga krahu tjetër, Reali i Madridit ka bërë me dije se nuk ka ndër mend shitjen e brazilianit. Ka qenë trajneri Ançeloti që ka kërkuar mbajtjen në skuadër të brazilianit.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co