Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij pranë derës së shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.
Kreu i qeverisë, në një deklaratë për shtyp, vuri theksin tek ndikimi i rrjeteve sociale tek fëmijët dhe adoleshentët teksa shtoi se do të hidhet në konsultim me këshillin e prindërve në shkolla mbyllja e SnapChat e TikTok.
Rama u shpreh se të gjithë duhet të punojnë për edukimin e fëmijëve, duke shtuar se “salla e Parlamentit është një shkollë e hapur dhune dhe nxitës i saj”.
Kryeministri shtoi se pret me padurim rezultatin e këshillit të prindërve lidhur me qasjen që duhet të zgjedhim për TikTok SnapChat apo të dyja bashkë.
“Nga hulumtimet tona janë dy burimet më pjellore të çoroditjes, të nxitjes së dhunës dhe akteve të bullizmit deri dhe në tragjedi si kjo e fundit”, theksoi ai.
Edi Rama: Gjithsecili prej nesh duhet të marrë përsipër më shumë në pjesën e vet të fronin për mbrojtjen e fëmijëve, nis brenda mureve të shtëpisë, vazhdon brenda shkollës, dhe më pas në ekranet e TV ku shumica e tyre derdhin lot krokodili janë në fakt lëvrues të papërgjegjshëm të gjuhës së dhunës dhe nxitës të saj. Duke përfshirë edhe sallë e Parlamenti që është një shkollë e hapur dhune dhe nxitës i saj.
I siguroj prindërit se unë personalisht në pjesën time të frontit së bashku me kolegët e qeverisë të bëjmë të gjitha gjërat e mundura për të lehtësuar fëmijët tanë nga presioni i hatëshëm i rrjeteve sociale dhe për të rritur cilësinë e rrjeteve sociale.
Pres me padurim rezultatin e këshillimit të prindërve lidhur me qasjen që duhet të zgjedhim për TikTok SnapChat apo të dyja bashkë.
Nga hulumtimet tona janë dy burimet më pjellore të çoroditjes, të nxitjes së dhunës dhe akteve të bullizmit deri dhe në tragjedi si kjo e fundit nga e cila ne duhet të gjithë së bashku të dalim si shoqëri dhe si shtet me përgjigje sa më efektive.