Shumica e rusëve tani e shohin Gjermaninë si një vend armik, ku lufta në Ukrainë dhe qëndrimi i mëpasshëm i Berlinit janë pikat e kthesës.
Gjermania “ishte e njohur në Rusi. Por për shkak të mbështetjes së saj për Ukrainën, shumica e rusëve tani e shohin Gjermaninë si një vend armik. Pika vendimtare ishte fillimi i luftës në Ukrainë”, tha sociologu rus Lev Gudkov, kreu i qendrës së kërkimit të opinionit Levada, duke paraqitur në Berlin një sondazh që ai kreu në Rusi majin e kaluar.
Sipas gjetjeve të sondazhit, 62% e rusëve kanë një opinion “të keq” ose “tepër të keq” për Gjermaninë, ndërsa në vitin 2019 tabloja ishte krejtësisht e kundërt, me 61% që shprehën një opinion pozitiv.
Për më tepër, sot 64% e rusëve nuk e miratojnë kritikën e Gjermanisë për luftën në Ukrainë dhe mbështetjen e saj për vendin, ndërsa vetëm 11% shprehin mirëkuptim për qëndrimin gjerman. “Propaganda e shtuar anti-gjermane padyshim po ndikon në Rusi,” komentoi Gudkov.
Qendra Levada, sipas një raportimi të kanalit të parë të televizionit publik gjerman ARD, vazhdon të funksionojë në mënyrë të pavarur, por nën presionin e autoriteteve ruse. Në vitin 2016, drejtësia ruse e kishte etiketuar atë si “agjent i huaj”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co