Kolla e thatë këtë periudhë dimri dhe jo vetëm, shkaktohet nga ftohja, alergjia, ajri i thatë në dhomë, pluhuri.
Për të lehtësuar shqetësimet tuaja, mund të bëni një shurup shtëpiak që do ta qetësojë shpejt.
Provoni këtë ilaç popullor, i cili thuhet se ndalon shpejt kollën. Keni nevojë për çaj të freskët me xhenxhefil dhe nenexhik.
Xhenxhefili ndalon dhimbjen e fytit dhe ndihmon në nxjerrjen e mukusit kur është i pranishëm, ndërsa nenexhiku qetëson kollën . Së bashku ata bëjnë një shurup efektiv.
Përbërësit:
– 3 lugë xhenxhefil të grirë
– 1 lugë mente të thatë
– 4 gota (250 ml) ujë
– 1 filxhan mjaltë
Përgatitja:
Prisni ose grijeni xhenxhefilin dhe bashkë me nenexhikun e shtoni në ujë. Lëreni të vlojë, ulni nxehtësinë dhe gatuajeni derisa të avullojë gjysma e lëngut.
Kullojeni, lëreni të ftohet pak, më pas shtoni mjaltin dhe përzieni që të tretet.
Hidheni në një kavanoz dhe merrni nga 1 lugë për disa orë për të lehtësuar kollën. Ruajeni të mbuluar në frigorifer.
Shënim: Para se të përdorni këtë çaj, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.