Si BSH vuri nën kontroll inflacionin

si bsh vuri nen kontroll inflacionin





































NGA FATOS ÇOÇOLI fatoscocoli

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të saj Mbikëqyrës për vendimmarrjen e politikës monetare, Banka e Shqipërisë vendosi ta lërë normën bazë të interesit të lekut në 3 për qind, ndër normat më të ulëta në rajon. Sipas Guvernatorit të bankës qendrore, rritja ekonomike, punësimi dhe pagat kanë ardhur në shtim të dukshëm në vend. Sipas INSTAT, ekonomia shqiptare u rrit me 3.6 për qind gjatë tremujorit janar-mars të këtij viti. Banka qendrore mendon se në këto shina, ekonomia ka ecur edhe gjatë tremujorit të dytë prill-qershor. Zgjerimi i aktivitetit tonë ekonomik erdhi si pasojë e rritjes së konsumit familjar, të investimeve të sektorit privat dhe të rritjes së eksportit të shërbimeve, në radhë të parë të turizmit.

Eksporti i mallrave shĂ«noi rĂ«nie, i ndikuar nga koniuktura jo e favorshme e çmimeve tĂ« tregjeve ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« mineraleve dhe problematikat e mprehta tĂ« sektorit tĂ« prodhimit me material porositĂ«si, pra ndĂ«rmarrjeve fason tĂ« eksporteve tĂ« veshjeve dhe kĂ«pucĂ«ve. NdĂ«rkohĂ«, inflacioni shĂ«noi njĂ« ulje tĂ« ndjeshme, duke kaluar nga 3.4 pĂ«r qind nĂ« janar 2024 nĂ« 2.1 pĂ«r qind nĂ« korrik 2024, ose njĂ« rĂ«nie me 61 pĂ«r qind. Kjo ecuri e ekonomisĂ« dhe inflacionit nĂ«nkupton se ekonomia jonĂ« po lĂ« pas pasojat e goditjes qĂ« pĂ«suam nga rritja e çmimeve nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare gjatĂ« dy viteve 2022–2023, pĂ«r shkak tĂ« luftĂ«s dhe agresionit tĂ« Putinit nĂ« UkrainĂ«. Normalizimi i kujdesshĂ«m i qĂ«ndrimit tĂ« politikĂ«s monetare tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« arriti tĂ« vĂ«rĂ« inflacionin nĂ«n kontroll.

Ky kontroll nuk ka as frenuar, as edhe cenuar drejtimin pozitiv tĂ« zhvillimit tĂ« ekonomisĂ« dhe qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« financiare tĂ« vendit. NĂ« tĂ« kundĂ«rt, kjo qĂ«ndrueshmĂ«ri financiare Ă«shtĂ« forcuar, me borxhin publik tĂ« ulur nĂ« nivel rekord pĂ«r 10 vitet e fundit. Ai qĂ«ndron nĂ« 55,7 pĂ«r qind tĂ« prodhimit kombĂ«tar nĂ« qershor 2024, nga 58.9 pĂ«r qind qĂ« ishte nĂ« dhjetor 2023. Sipas Guvernatorit tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, prirjet pozitive tĂ« zhvillimit tĂ« ekonomisĂ« do tĂ« vijojnĂ« edhe nĂ« tĂ« ardhmen. Zgjerimi i kĂ«rkesĂ«s pĂ«r mallra e shĂ«rbime Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar me rritjen e vazhdueshme tĂ« punĂ«simit dhe tĂ« pagave nĂ« sektorin privat.

Ndonëse të dhënat zyrtare për tregun e punës nuk janë ende të disponueshme për periudhën janar-qershor 2024, informacioni i tërthortë i sugjeron bankës qendrore se zhvillimet ogurmira në tregun e punës gjatë vitit të kaluar kanë vijuar edhe gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Për të dhënë një shembull, nëse paga e një sanitareje në hotelet e bregdetit në vitin e kaluar ishte 55-60 mijë lekë në muaj, në këto muaj asnjë sanitare apo personel shërbimi në hotelet dhe restorantet tona nuk merret në punë me një pagë më të vogël se 80 mijë lekë në muaj, sipas pohimeve të veprimtarëve të fushës. Rritja e pagave në sektorin privat sjell më shumë të ardhura për familjet shqiptare, duke stimuluar konsumin.

Mjedisi nxitës financiar është përforcuar nga politika e kujdesshme monetare, e ndjekur nga banka qendrore gjatë dy viteve 2022- 2023. Kjo politikë ka rezultuar e suksesshme. Sipas Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i aktivitetit ekonomik edhe gjatë muajve janar-korrik 2024 është mbështetur nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, si dhe nga besimi i konsumatorit dhe sipërmarrësve për të ardhmen. Sidomos sipërmarrësit në industrinë turistike kanë kryer investime të konsiderueshme në aktivitetin e tyre edhe këtë vit. Ky mjedis i shëndoshë financiar në Shqipëri në këto momente është ndihmuar shumë nga ecuria e kredisë bankare për biznesin dhe qytetarët. Tregjet tona financiare vijojnë të jenë të qeta. Ato karakterizohen nga likuiditet (paraja kartëmonedhë) i bollshëm, prime të ulëta rreziku dhe një ofertë e mirë kredie, si në aspektin e kostove të kreditimit, ashtu edhe në përqasjen e bankave tregtare ndaj huave që japin. Kursi i këmbimit të lekut me euro, dollarin amerikan, etj., ka qenë relativisht i qëndrueshëm gjatë muajve të fundit. Ai ka pasqyruar edhe një nivel më të lartë blerjesh valute në treg nga Banka e Shqipërisë. Kredia për sektorin privat ka vijuar të ketë një ecuri pozitive në tremujorin e dytë prill-qershor 2024.

Në qershor 2024, kredia bankare për sektorin privat ishte 14.6 për qind më e lartë se kredia e qershorit 2023. Zgjerimi i kredisë vijon të mbështetet, në masën më të madhe, nga rritja e shpejtë e kredisë në lekë, për shkak të nivelit të ulët të normave të interesit në lekë. Shtimi i kredisë po ashtu, vijon të ketë një bazë të gjerë, duke mbuluar nevojat e bizneseve dhe të familjeve, si për investime ashtu edhe për konsum e kapital qarkullues. Dallojnë kreditë për investime në mjediset familjare që jepen me qira jo vetëm në qytetet kryesore dhe në bregdet, por edhe në bujtinat e dhjetëra e dhjetëra fshatrave të vendit edhe në brendësi të tij. Kreditë vijojnë të kenë një cilësi të mirë, sikundër dëshmohet nga nivelet e ulëta të kredive me probleme. Parashikimet e Bankës së Shqipërisë për të ardhmen ekonomike të vendit mbeten pozitive. Aktiviteti ekonomik pritet të vijojë të rritet në periudhën afatmesme, i nxitur nga zgjerimi i mëtejshëm i kërkesës së brendshme dhe asaj të huaj. Paralelisht me të, edhe punësimi e pagat pritet të vijnë në rritje, duke shtuar mirëqenien e familjeve shqiptare.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →