Si do quhet linja e re e transportit të gjelbër në Tiranë dhe disa detaje të tjera që na bëjnë nostalgjikë

si do quhet linja e re e transportit te gjelber ne tirane dhe disa detaje te tjera qe na bejne nostalgjike
si do quhet linja e re e transportit te gjelber ne tirane dhe disa detaje te tjera qe na bejne nostalgjike

“Urbani”, kështu do të quhet linja e re e transportit të gjelbër në Tiranë, një projekt ky që do të implementohet nga Bashkia Tiranë, me suportin e Bashkimit Europian dhe Gjermanisë. Detajet i dha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë prezantimit të projektit, teksa shtoi se do ketë 145 stacione që do të rimodelohen jo vetëm me brendin e ri “Urbani”, por edhe me tabelat elektronike, me parashikueshmërinë e çdo autobusi që vjen në stacion.

“Vizioni i një qyteti nuk është që çdo njeri, qoftë edhe ai me ndihmë ekonomike të blejë një makinë, por vizioni i një qyteti është që edhe i pasuri të përdorë transportin publik. E gjithë flota do të quhet “Urbani”, ky emër është për t’iu rikthyer atij brezi që ka pasur një nostalgji të përdorimit të transportit publuk dhe tashmë ne kemi filluar brendimin me kolegët e GIZZ. Tashmë 145 stacione do të rimodelohen jo vetëm me brendin e ri “Urbani”, por edhe me tabelat elektronike, me parashikueshmërinë e çdo autobusi që vjen në stacion, me një çip që do të ketë çdo autobus që të dimë sa km janë bërë, për efekt të informimit të qytetarit, por edhe për efekt të subvencionit që ne duam të japim eventualisht për të mbështetur transportin publik”, tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →