Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.
Kryetarja e Komisionit Hetimor, Albana Vokshi u përplas me nënkryetarin Plarent Ndreca, duke i kujtuar këtij të fundit SPAK-un.
“Si do shkosh në SPAK?” iu drejtua Vokshi, duke i kujtuar se “lista e deputetëve të Durrësit është caktuar nga bandat”.
Plarent Ndreca iu përgjigj duke thënë se “nuk të jap llogari si do shkoj”.
Debatet:
Vokshi: këto që ke rreshtuar këtu nuk e di si të vijnë nga prapa! O Plarent në SPAK do shkosh në këmbët e tua apo me avokat?
Ndreca: Do shkoj sa herë ta gjykoj unë, po kryetari yt çfarë bën?
Vokshi: Ky është hall i madh, prandaj jemi këtu ku jemi. Ai që të ka urdhëruar ty ka halle të tjera se po i shkojnë të gjithë deputetët në burg që i ka futur krimi i organizuar, që listën e drejton krimin e organizuar, që lista e Durrësit ka gjysmën e deputetëve të PS i ka në burg
Ndreca: Unë nuk kam asnjë hall o zonjë…Hall keni ju
Vokshi: Keni marrë peng komisionin. Edi Rama ka hall se po i dalin në Sky se e gjithë lista është prej bandave.
Ndreca: Ne nuk e konsiderojmë SPAK organizatë kriminale, si ju
Vokshi: Ore ti si do shkosh në SPAK?
Ndreca: Atë e di unë, nuk të jap llogari ty