Si kryhej një vendim gjykate me vdekje në komunizëm: Ekzekutimi i të dënuarit kryhej me armë zjarri nga një person, ose me varje në litar! Ndërsa me toga pushkatimi, bëhej në raste të rralla…

si kryhej nje vendim gjykate me vdekje ne komunizem ekzekutimi i te denuarit kryhej me arme zjarri nga nje person ose me varje ne litar ndersa me toga pushkatimi behej ne raste te rralla





































Në periudhën e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, pra deri në vitin 1990-të, pasi të dënuarit me vdekje, nuk i falej jeta nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, njoftohej Ministria e Punëve të Brendshme. Pas këtij njoftimi, Dega (në vitet 1974-1983, drejtoria) e Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përgatiste urdhrin e ministrit. Pas vitit 1983, urdhrin për ekzekutimin e vendimit, e përgatiste Drejtoria Zbatim Vendime Penale në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Urdhri ngarkonte Degën e Punëve të Brendshme, të rrethit ku ishte dhënë vendimi. Plani i masave në Degë, përgatitej nga zëvendësshefi i policisë dhe shefi i hetuesisë (pas vitit 1983, nga shefi ose referenti i sektorit zbatim vendime penale, përfshirë edhe pjesëmarrjen në planin e mëposhtëm).

Oficere-te-Sigurimit-te-Shtetit-duke-praktikuar-qitjen

Ekzekutimi kryhej me armë zjarri, nga një person, ose me varje në litar. Ekzekutimet me toga pushkatimi, janë përdorur në raste shumë të rralla. Nga e kaluara, janë trashëguar fare pak urdhra dhe plane masash të tilla, sepse për pjesën më të madhe të viteve, ato konsideroheshin dokumente të përkohshme. Pak a shumë, plani i masave ishte në formën e mëposhtme:

Miratoi

Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme

Plani i masave mbi ekzekutimin me vdekje (pushkatim) të të dënuarit (…….).

Për ekzekutimin e të vendimit të gjykatës për dënimin me vdekje (pushkatim) të (…….) ora 24.00, datë 3.3.1975 (data për shembull), merren këto masa:

1-Të bëhet rikonicioni:

-për vendin e ekzekutimit.

-për itinerarin e lëvizjes, për në vendin e ekzekutimit.

-për sigurimin e jashtëm (në largësi) të vendit të ekzekutimit.

E kryejnë shefi i hetuesisë dhe zëvendësshefi i policisë.

2 – Të dërgohet një patrullë policie, e përbërë nga 3 policë, për të hapur gropën ku do varroset i dënuari pas ekzekutimit.

E kryen zëvendësshefi i policisë.

3 – Për ekzekutimin e vendimit caktohen:

– shefi i hetuesisë.

– zëvendësshefi i policisë për shërbimet.

– dy policë për shoqërimin e të dënuarit.

– katër policë për sigurimin e jashtëm në largësi.

– një inspektor rrugor, i cili do të sigurojë itinerarin e lëvizjes së patrullës për në vendin e ekzekutimit.

– dy makina të drejtuara nga shoferët (emri mbiemri) të cilat do transportojë efektivin dhe të dënuarin për në vendin e ekzekutimit.

E kryejnë shefi i hetuesisë dhe zëvendësshefi i policisë.

4 – Të njoftohet prokurori i rrethit dhe mjeku ligjor.

E kryejnë shefi i hetuesisë dhe zëvendësshefi i policisë.

5 – Për ekzekutimin e pushkatimit ngarkohet referenti i zbatim vendimeve penale nënoficer (emri mbiemri).

6 – Të dënuarit i komunikohet vendimi.

7 – Pasi merren të gjitha masat e sigurimit, dëgjohet fjala e fundit e të dënuarit dhe kryhet ekzekutimi nga referenti nënoficer.

8 – Në përfundim përpilohet proces-verbali mbi ekzekutimin e vendimit. Memorie.al

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →