Nga një sondazh që zhvillova para një javë në territorin e Bashkisë Himarë, më rezultoi se rreth 60% e pjesëmarrësve të këtushëm ishin të prirur të votonin për Tavon. Duke ndërthurur atë rezultat me rezultatet faktike të djeshme në Bashkinë Himarë, mund të ekstrapolohet se rreth 51% e pjesëmarrësve të ardhur nga jashtë vendit votuan për Tavon.
Si rezultat, 58.6% e të gjithë pjesëmarrësve votuan për Tavon.
Meqë në sondazh i pyeta të anketuarit edhe për votimin e vjetshëm, mund të bëj një krahasim mes përkrahjes për Tavon dhe atë për Goron, të ndarë si më sipër.
Kështu, për Goron votuan vetëm 57% e pjesëmarrësve të këtushëm, krahasuar me 60% për Tavon.
Ndër pjesëmarrësit e ardhur nga jashtë, Goro mori vetëm 28% të votave, teksa Tavo mori 51%. Si rezultat, Goro mori vetëm 49.9% të votave të të gjithë pjesëmarrësve, krahasuar me 58.6% që mori Tavo.
Edhe për sa i përket gjeografisë së votave, Tavo doli më mirë se Goro në çdo njësi administrative.
Kështu, në Njësinë Administrative Lukovë, Tavo mori 64.7% të votave, ndërsa Goro vetëm 51.4%.
Në Njësinë Administrative Himarë, Tavo mori 46.4% të votave, ndërsa Goro vetëm 39.7%.
Në Njësinë Administrative Horë-Vranisht, Tavo mori 89.2% të votave, ndërsa Goro vetëm 83.6%.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co