Si ndikon menopauza në aktivitetin s*ksual? Ja çfarë thonë studiuesit

si ndikon menopauza ne aktivitetin sksual ja cfare thone studiuesit








































Një shëndet i mirë është faktori kyç në ruajtjen e aktivitetit seksual tek gratë përgjatë dhe pas menopauzës.

cift ne moshe

Ky rezultat është arritur nga studiuesit e Universitetit në Sussex.

Sipas studiueseve, 65% e grave e kishin një partner, por 22.5% e të tyre ishin seksualisht aktive.

Dr. Helena Harder dhe kolegët e saj analizuan 4 çështje:

  • Disponueshmëria e partnerit
  • Shëndeti fizik e seksual
  • Mirëqenia mendore
  • Marrëdhëniet ndërpersonale

Nga të dhënat, rezultoi se mungesa e aktivitetit seksual pas menopauzës vinte për shkak të mungesës së partnerit, kryesisht se ky i fundit ka ndërruar jetë.

Aktiviteti seksual ndikohet nga:

  • sëmundjet mjekësore ose mosfunksionimi seksual përkatësisht me 27% dhe 13.5%.
  • nga shëndeti fizik i grave ose simptomat e lidhura me menopauzën përkatësisht me 18% dhe 12.5%.
  • nga mjekimet me recetë 7%
  • nga epsh i ulët tek femrat ose partneri i tyre përkatësisht me 16% dhe 7%,
  • nga problemet e marrëdhënieve 10.5%
  • nga perspektiva e plakjes 9%.

Eksperiencat pozitive seksuale janë raportuar jashtëzakonisht rrallë (3%), ndërsa kërkimi i ndihmës mjekësore për problemet seksuale ka arritur në 6%.

“Gjetjet tona tregojnë jo vetëm se problemet në aktivitetin seksual tek gratë në moshë ndikohen nga faktorë të ndryshëm, por gjithashtu se vështirësitë seksuale shpesh nënvlerësohen dhe nuk trajtohen aq shpesh sa duhet”, shkruajnë studiuesit e Universitetit Sussex.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →