Si ndikon pirja e kafes ne funksionin e trurit dhe ne humorin tuaj

si ndikon pirja e kafes ne funksionin e trurit dhe ne humorin tuaj








































Kafeina është një stimulues i fortë për trurin.Ajo e bën njeriun më të ekzaltuar, ndikon tek humori dhe mënyra e përpunimit të informacionit nga ana e trurit.

Screenshot_19Kafeina e bën njeriun më të vëmendshëm dhe të ndihet më i arrirë.

Ajo mund të përmirësojë humorin, veçanërisht kur njeriu ndihet më pak energjik.

Por si çdo stimulues tjetër, ajo rrit dozat e ankthit, të cilat tek disa njerëz rriten ndjeshëm dhe shkaktojnë luhatje të humorit.

Rekomandohen jo më shumë se tre kafe në ditë, shkruan agroweb.

Ndikimi NĂ« Aktivitetin Mendor

Kafeina përmirëson aktivitetin e trurit në mënyrë të ndjeshme.

Njeriu bëhet më vigjilent, i përgjigjet më mirë punëve të ditës dhe e përpunon më mirë informacionin.

Thënë thjesht, kafeina është rruga e shkurtër drejt një aktiviteti më të mirë të trurit.

Megjithatë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se përmirësimi i aktivitetit mendor nuk varet totalisht nga sasia e kafeinës së konsumuar në ditë.

Nga ana tjetër, njerëzit kanë pritshmëri më të larta në mënyrën se si kafeina do të ndikojë në aktivitetin e tyre.

Janë pikërisht këto pritshmëri që në vetvete orientojnë rolin e kafeinës në aktivitetin e tyre.

Pra pas pirjes së kafes, psikologjikisht ndihemi më mirë.

A Duhet Të Pini Më Shumë Kafe Për Aktivitetin Mendor?

Ekspertët janë të mendimit se shtimi i dozave të kafeinës për të pasur një aktivitet më të mirë mendore është diçka e gabuar.

Patjetër që kafeina sjell përfitime të mëdha, por ato janë afatshkurtra.

Si të tilla, ato mund ta shtyjnë njeriun të pijë më shumë kafe, duke prishur balancat e duke rrezikuar shëndetin.

Një nga simptomat më të forta të sasisë së lartë të kafeinës është ndjesia e ankthit.

Më pas, ulja e dozave të kafeinës shoqërohet me simptoma të tjera që ndikojnë në aftësinë e trurit.

Fundja, kafeina si stimulues që është shkakton varësi dhe çdo varësi shfaqet me simptoma dhe efekte anësore.

Gjëja më e zgjuar që mund të bëni është të përzgjidhni kohën e pirjes së kafesë në mënyrë që të merrni përfitimet më të mëdha të saj pa u përballur me pasojat.

AgroWeb.org rekomandon që të mos pini kafe pa ngrënë dhe të evitoni orët e mbrëmjes.

Nëse ju pini me shumë se tre filxhanë kafeje në ditë, do të përballeni me efekte anësore të mëdha që kanë një peshë më të madhe se përfitimet momentale.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →