Si ndryshon moti në Itali, jepen alarme portokalli dhe të verdha për rajonet e rrezikuara (Harta)

si ndryshon moti ne itali jepen alarme portokalli dhe te verdha per rajonet e rrezikuara harta

Moti i keq pritet të përfshijë disa rajone në Itali, ndërsa temperaturat e larta pritet të zbresin nën mesataren midis të shtunës dhe të dielës.

Rrymat subtropikale të Saharasë do të largohen dhe kjo do të ndjehet në klimën e gadishullit, pothuajse kudo.

Shenjat e para të ndryshimit së motit do të shihen në orët në vijim kur një lug i Atlantikut do të hyjë në Mesdhe, duke sjellë masa ajrore më të ftohta dhe më të lagështa në rajonet veriore ku mund të shkaktojnë reshje shiu ose stuhi , lokalisht shumë intensive.

Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali ka lëshuar një paralajmërim për kushte të pafavorshme moti, i cili nga mbrëmja e së enjtes së 20 qershorit parashikon reshje shiu dhe stuhi të forta në Piemonte, Valle d’Aosta dhe Lombardi, duke u shtrirë në Veneto, Trentino Alto Adige, Emilia-Romagna dhe Friuli.

Dukuritë do të shoqërohen me reshje të dendura shiu, vetëtima,  stuhi lokale breshëri dhe erëra të forta.

Për të premten, 21 qershor, është lëshuar një alarm portokalli për sektorët e Lombardisë dhe një alarm i verdhë për Valle d’Aosta, Veneto, Friuli  Venezia Giulia, Provinca Autonome e Bolzanos dhe sektorët e Piemonte, Lombardia dhe Emilia-Romagna.

Nga ana tjetër, kulmi i të nxehtit do të regjistrohet në rajonet e Adriatikut për shkak të nxitjes së erërave.

Goccia Fredda
Goccia Fredda
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →