Si ta pastroni mëlçinë me lëngun e panxharit

si ta pastroni melcine me lengun e





































Mëlçia luan një rol shumë të rëndësishëm në pastrimin e organizmit nga toksinat. Megjithatë, funksioni detoksifikues i saj është në varësi të ushqyerjes dhe regjimit që ndjek njeriu, por edhe nivelit të aktivitetit fizik dhe mjedisit.

panxhar

Në momentin që toksinat bëhen të papërballueshme për mëlçinë, ato akumulohen në inde dhe në organe duke ndikuar seriozisht në shëndet.

Ekspertët nënvizojnë rëndësinë e ushqyerjes me produktet e duhura për të ndihmuar mëlçinë në pastrimin e organizmit nga toksinat. Lëngu i panxharit është i jashtëzakonshëm për shëndetin. Ai është shumë i pasur me vlera dhe ushqyes që e lehtësojnë punën e mëlçisë.

Për një efekt shumë më të mirë pastrues, ekspertët rekomandojnë kombinimin e lëngut të panxharit me karota, mollë të kuqe, barishte, xhenxhefil dhe limon.

Panxhari dhe karota përmbajnë shumë flavonoidë dhe vitaminë A. Mollët përmbajnë pektinë që lehtëson pastrimin e organizmit nga toksinat dhe nxjerrjes së tyre nëpërmjet sistemit tretës. Kale është një barishtet më efikase për detoksifikimin. Kjo barishte përmban klorofil bimor që pastron gjakun nga toksinat. Xhenxhefili është efikas kundër problemeve me tretjen ndërsa limoni ofron sasi të mëdha të vitaminës C e cila gjithashtu ka efekt pastrues.

Si ta përgatisni lëngun e shëndetshëm për pastrimin e mëlçisë nga toksinat!

Për përgatitjen e këtij lëngu ju nevojiten:

3 karota të lara e të qëruara,

1 panxhar i qëruar,

2 mollë të kuqe të lara dhe të prera,

6 gjethe kale,

një copë e vogël xhenxhefili,

gjysmë limoni të qëruar.

Nëse nuk keni shtrydhëse frutash mund të përdorni një mikser. Atë duhet ta mbushni me një ose dy gota ujë dhe më pas të shtoni të gjitha frutat e perimet e përmendura më lart. Përziejeni mirë deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm e pa kokrra. Më pas lëngun mund ta kulloni nëpërmjet një nape pambuku dhe ta servirni me akull.

Këtë lëng mund ta konsumoni edhe përditë për shëndetin e gjithë organizmit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →