Si ‘u maskuan’ vrasësit, ‘Range’ që mori pjesë në atentat, me fenelinë policie. Gjeloshi iku vetë në spital. Makinat u gjetën të djegura në…

si u maskuan vrasesit range qe mori pjese ne atentat me feneline policie gjeloshi iku vete ne spital makinat u gjeten te djegura ne
si u maskuan vrasesit range qe mori pjese ne atentat me feneline policie gjeloshi iku vete ne spital makinat u gjeten te djegura ne

Zbardhen detaje nga krimi në Kurbin, ku shënjestër e një atentati u bë biznesmeni Ardjan Gjeloshi, ndërsa u vra ekonomisti i tij. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se një nga automjetet e autorëve, të cilët mendohet se kanë qenë 4, ka qenë një Range Rover me fenelinë policie.

Mësohet se tre persona kanë marrë pjesë në krim, duke qëlluar me automatik, ndërkohë që njëri ka qëndruar në makinë. Në vendin e ngjarjes u gjetën 50 gëzhoja automatiku. Ardjan Gjeloshi ka arritur t’u mbijetojë plumbave, pasi është fshehur dhe ka ikur me makinën e tij të blinduar drejt spitalit.

Sakaq, makina e dytë e autorëve është një mjeti tip ‘Golf 4’. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Range Rover është vjedhur në Lezhë, ndërkohë që të dy automjetet janë gjetur të djegura në Zall, afër Urës së Milotit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co