Siguria në qarkullim përgjatë Tunelit të Llogarasë, ministri Balla inspekton masat: Monitorim 24/7 nga Policia e TNT dhe radarë për shpejtësinë

siguria ne qarkullim pergjate tunelit te llogarase ministri balla inspekton masat monitorim 24 7 nga policia e tnt dhe radare per shpejtesine
siguria ne qarkullim pergjate tunelit te llogarase ministri balla inspekton masat monitorim 24 7 nga policia e tnt dhe radare per shpejtesine

Me hapjen e Tunelit të Llogarasë, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Zjarrfikës janë angazhuar për të garantuar sigurinë në të dhe qarkullimit normal të mjeteve. Tuneli monitorohet 24/7 edhe nga njësia e lëvizshme e TNT (Policia, Zjarrfikësja, Urgjenca).

Gjatë një inspektimi sot, ministri i Brendshëm Taulant Balla kishte një apel për drejtuesit e mjeteve që të kufizojnë detyrimisht shpejtësinë dhe të zbatojnë urdhërat e udhëzimet përkatëse.

“Duhet të qëndrojë e stacionuar këtu një makinë zjarrfikëse, pasi Tuneli është i gjatë, krijohen incidente rrugore. Po ashtu duhet të kemi një mjet të Trupës së Ndërhyrjes Teknike (TNT), e cila mbulon zonën e bregut”, u komunikoi Balla, autoriteteve vendore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co