Sipas sondazhit të fundit të Comparis, për të siguruar një Golf të ri, një shofer kosovar që e ka kaluar jetën në Lozanë ose Gjenevë do të paguajë mesatarisht 1500 franga në vit, kundrejt 970 frangave po të kishte kombësi zvicerane, njofton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch”.
Studimi tregoi hendekun midis tarifave të sigurimit të automjeteve në varësi të pasaportës. Praktika është specifike për Zvicrën.
Shqyrtimi i më shumë se 85,000 kontratave konfirmon se banorët e përhershëm, me një leje “C”, nga ish-Jugosllavia – veçanërisht kosovarët dhe maqedonasit e veriut – përballen me mbipagesën më të madhe, në mesin e nëntë kombësive.
Hendeku me homologun e tyre zviceran mund të shkojë deri në 74% për më të rinjtë.
Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave në Bernë, për gazetën Le canton27.ch ka deklaruar se, sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300.000 shqiptarë, që këtu njihen si albanofon, dmth që flasin gjuhën shqipe, ku pjesa dërmuese janë nga Kosova.
Këtu bëhet falë për 200 mijë, kurse nga Maqedonia e Veriut rreth 70 mije, nga Lugina e Preshevës 20 mijë dhe të tjerët janë nga Shqipëria dhe Mali i Zi.
Sipas OFS, mbi 100 mijë shqiptare (kryesisht nga Kosova) posedojnë pasaportat e kuqe me kryq të bardhë. Në Zvicër aktualisht janë regjistruar rreth 150 mijë qytetarë nga Kosova.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co