Shqiperia

“Sillni kafen turke, duam të shohim filxhanin”/ Rama batuta me moderatorin: Kur fton njerëz nga Ballkani duhet të zgjasni kohën, je gjermanizuar (VIDEO)

sillni kafen turke duam te shohim filxhanin rama batuta me moderatorin kur fton njerez nga ballkani duhet te zgjasni kohen je gjermanizuar video
sillni kafen turke duam te shohim filxhanin rama batuta me moderatorin kur fton njerez nga ballkani duhet te zgjasni kohen je gjermanizuar video

Kryeministri Edi Rama gjatë panelit të diskutimit me kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, pati një debat që u shoqërua me batuta, me gazetarin Ali Aslan, moderator i panelit. Aslan e ndërpreu Ramën teksa kryeministri po fliste për krizën e refugjatëve në Europë dhe se si duhet të reagojë Bashkimi Europian në kushtet kur e ka të domosdoshme popullsinë migratore për shkak të mungesës së krahut të punës. Rama foli edhe për kriteret shtrënguese të BE ndaj vendeve me popullsi myslimane që duan të anëtarësohen në familjen e madhe Europiane.

Rama iu drejtua gazetarit Aslan se kur fton njerëz nga Ballkani duhet të zgjasë kohën e diskutimit në panel, pasi të tillë e kërkon tradita. Me humor, Rama i kërkoi gazetarit t’i sillte kafen turke nga ku do të shihej edhe filxhani që parashikon të ardhmen, duke e konsideruar këtë si qëndrim të padrejtë të Brukselit.

Batutat e Ramës

Edi Rama: Më duhet të them të njëjtën gjë që e them gjithmonë. Nëse ftoni njerëz nga Ballkani duhet të zgjasni kohën. Nëse doni memo, sillni nordikët, vendosini 5 minuta, ju japin memon dhe kthehen te akulli. Ne duam të diskutojmë, të argëtohemi, sillni kafen turke se duam të shohim edhe të ardhmen te filxhani. Jeni gjermanizuar shumë miku im. Të jesh gjermanizuar është shumë gabim, jo gabim.

Ali Aslan: Mendoj se është afër mendsh se sa herë ke kryeministrin Rama në skenë gjithmonë kalojmë një kohë të këndshme, është një kombinim i përsosur i përmbajtjes së fortë dhe argëtimit.

(Gazetari ngrihet në këmbë)

Edi Rama: Ku po shkon?

Ali Aslan: Jam këtu. Kjo është mënyra ime për t’ju thënë që seanca po përmbyllet. Do të doja vërtetë të ulesha dhe të kisha edhe 1 orë tjetër. Mjafton të thuhet që Europa në ngjitje, rreziqet dhe sfidat është një seancë fantastike. Koha është thelbësore.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts