Bota

“Sillni kafen turke të shohim të ardhmen”- Rama batuta me moderatorin në Pragë: Je gjermanizuar shumë miku im! Nëse fton njerëz nga Ballkani duhet të zgjasni kohën

sillni kafen turke te shohim te ardhmen rama batuta me moderatorin ne prage je gjermanizuar shume miku im nese fton njerez nga ballkani duhet te zgjasni kohen





































Kryeministri Edi Rama në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 foli për sfidat e Evropës, duke thënë se ky kontinent nuk është më aq i pasur sa ka qenë më parë.

edi rama

Sipas kryeministrit, Europa ka nevojë për më shumë emigrantë nga ka sot, por në mënyrë të rregullt.

Teksa iu ndërpre fjala për shkak të kohës, Rama iu drejtua gazetarit Aslan se kur fton njerëz nga Ballkani duhet të zgjasë kohën e diskutimit në panel.

Me humor, Rama i kërkoi gazetarit t’i sillte kafen turke nga ku do të shihej edhe filxhani që parashikon të ardhmen, duke e konsideruar këtë si qëndrim të padrejtë të Brukselit.

Pjese nga diskutimi: 

Rama: Europa nuk është më e re, është më e vjetra në glob. Nuk është më aq e pasur sa ka qenë. Ka pjesë të rajoneve të BE-së ku PBB po ulet. Europianët nuk janë të pritur të bëjnë shumë fëmijë, ndërkohë që të tjerët e bëjnë. Duhet krahu i punës. Kështu që qartësisht Europa ka nevojë për më shumë emigrantë nga ka sot, por në mënyrë të rregullt.

Vetëm mendoni këtë, TikTok në Kinë është i shndritshëm, shkëlqen. Gjithkush që hyn atje duket sikur jeton në parajsë. Ndërsa TikTok në Europë është një ferr. Europa po mbi rregullon gjithçka, po liberalizon median dhe lirinë e fjalës dhe kam shumë frikë që Europa do të përfundojë në një pozitë të tmerrshme nëse nuk do të jetë një dhe të flasë me një zë të vetëm. Ne duhet ta fitojmë luftën në Ukrainë. Si fitohet lufta në Ukrainë kur njëra palë është e angazhuar plotësisht, ndërsa palës tjetër i thuhet “po të japim këtë avionin, por duhet të fluturosh deri te ajo pjesa aty”. Pastaj u thuhet “duhet të luftoni dhe korrupsionin”.

Gazetari Ali Aslan: Jam i sigurt që vetëm ky panel mund të jetë një ditë e dytë e GLOBSEC…

Rama: Më duhet të them të njëjtën gjë që them gjithmonë, nëse ftoni njerëz nga Ballkani, duhet të zgjasni kohën. Në qoftë se doni memo, sillni nordikët, vendosuni 5 minuta, u japin memon dhe kthehen të akulli. Ne kur vijmë, ulemi, duam të diskutojmë, të argëtohemi. Sillni kafen turke, të shohim edhe të ardhmen te filxhani.

Aslan: Kryeministër…

Rama: Jeni gjermanizuar shumë miku im.

Aslan: Nuk mendon se është e gabuar kjo.

Rama: Të jesh shumë i gjermanizuar nuk është e gabuar? Është shumë e gabuar.

Aslan: Nuk mendoj se është gabim. Është koha të flasim për futbollin. Mendoj se është afërmendsh se sa herë ke kryeministrin Rama në skenë, gjithmonë kalojmë një kohë mjaft të këndshme. Është një kombinim i përsosur i përmbajtjes dhe argëtimit. Besojeni ose jo, kisha edhe më shumë pyetje.

Rama: Ku po shkon, çfarë do bësh?

Aslan: Jam këtu, kjo është mënyra ime për t’u thënë që seanca po përmbyllet. Është mënyra ime e thjeshtë, diplomatike që kjo seancë po mbyllet.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts