Trajneri Silvinjo ka pak më shumë se një vit e gjysmë në drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë. Por në këtë kohë relativisht të shkurtër, ai ka vendosur emrin e tij mes trajnerëve më të suksesshëm në historinë e kuqezinjve.
Në fakt, të dhënat statistikore thonë se ai është aktualisht më i suksesshmi i Kombëtares shqiptare. Fitorja ndaj Ukrainës përforcon edhe më shumë statistikat e trajnerit, i cili ka regjistruar 8 fitore, 4 barazime e 5 humbje në stolin e Shqipërisë në 17 ndeshje.
Kësisoj, ai është unik pasi rezulton se ka një përqindje fitoresh me Shqipërinë prej 47%, një vlerë relativisht e lartë duke llogaritur se askush me më shumë se 5 ndeshje të drejtuara në stolin e kuqezinjve, nuk ka një mesatare që i afrohet. De Biazi mban vendin e dytë me 38.89% të ndeshjeve me fitore dhe Zhega të tretin me 38.46%. Këto shifra të Silvinjos bëhen edhe më shumë domethënëse, duke llogaritur se 5 nga fitoret janë në ndeshje zyrtare.
Arritja e numrit 8 të fitoreve në stolin kuqezi, e ka bashkuar Silvinjon me të ndjerin Josip Kuzhe, i cili kishte arritur po këtë numër në pankinën e Shqipërisë gjatë drejtimit të tij në 24 ndeshje të zhvilluara. Tani përpara Silvinjo ka vetëm 3 trajnerë, me objektivin e radhës që është shifra e 10 sukseseve të Brigel. Pak më të shkëputur janë Reja me 14 fitore dhe De Biazi me 21 të tilla.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co