Ervin Fakaj, ish-mbrojtësi i Kombëtares, ka analizuar miqësoren e fituar 3-1 ndaj Azerbajxhanit, por edhe punën që trajneri Silvinjo ka bërë me kuqezinjtë deri në prag të Europianit.
“Do ta ndaja në dy pjesë ndeshjen, Pjesa e parë ku besoj se u përqendruam më tepër se aty ishte faktikisht pak a shumë ekipi që pretendohet që të jetë kundër Italisë se aty do të shihnim pak a shumë idenë si do të jemi pas një jave ndaj Italisë. Besoj se ishte një pjesë e parë tipike e lojërave tona si kem ardhur në eliminatore dhe si kemi arritur që të kualifikohemi, një lojë e kontrolluar mirë, pa ndonjë surprizë të madhe, pa rrezikuar. Thjesht një pjesë e parë e mirë, thjesht duke provuar që të gjejmë kundërshtarin me një gabim siç e gjetëm me një goditje nga larg. Shënuam një gol, por pa bërë shumë.
Ne kishim të qartë që do të shihnim një ekip me më tepër kualitet në krahasim me atë që pamë disa ditë më parë se ata ishin thjesht në rang amator. Por përsëri e ceka pak që këto janë ekipe që luajnë një ndeshje miqësore, por janë të pamotivuar 100%, sepse janë në fund të sezonit. Nuk janë të motivuar si ekipe që presin tashmë që javën tjetër të fillojnë Europianin. Dhe kjo kam përshtypjen të krijon pak dyshime për atë që ti do të analizosh. Por gjithsesi them që edhe sot ishte korrekte, jo të ketë doza superlative pavarësisht rezultatit, mendoj se ishte një ndeshje korrekte.
Silvinjo nuk beri ndonjë çudi, thjesht erdhi, studioi dhe gjëja e parë që bëri pikë së pari është se ktheu skuadrën në një modul loje që në na përshtatet më tepër. Jo për të rrahur gjoksin, por jo vetëm unë, por të gjithë që nga koha e Panuçit na rreh goja që nuk luajmë dot kështu. Gjëja e parë që besoj që ka bërë është thjesht që këto lojtarë që kam në përbërje e mund të aktivizoj, ky modul loje me 3 apo 5, nuk është për ne. Ktheu modulin e duhur dhe pastaj futi disa elementë, se është e rëndësishme për ekipin kombëtar, futi disa elementë të rinj për të përshtatur logjikën e vet. Dhe çfarë është më e rëndësishmja, rregulloi frymën e skuadrës, se e përmendim që për vende të vogla si jemi ne, është fryma që krijon, lidhja që krijon me tifozët, ambientin. Ai kishte inteligjencën e duhur për ta bërë.
Nuk solli shumë figura të reja tani, të mos ia fusim kot, vetëm Asani ishte. Thjesht arriti që edhe pse është i ri, është shumë gjakftohtë, duke pasur parasysh edhe vendimet. Të fundit që ka marrë me tre lojtarët, jo çdo trajner e bën. Ky është gjakftohte, ky është nga ata trajnerët që nuk të sheh në sy, ky thjesht mban kokën poshtë dhe bën atë që mendon, pa pasur ndjenjë në mes. Ndonjëherë është mirë të mos kesh ndjenjë, të jesh i ftohtë e marrësh vendimet. Por në fund farë janë rezultatet, fundi do të përcaktojë nëse kishte të drejtë apo jo. Deri tani, për hir të së vërtetës, shumicën e rasteve i kanë dhënë të drejtë, por tani jemi në një fazë shumë herë më të vështirë, shumë herë më të rëndësishme dhe tani do të shohim se çfarë do të ndodhë.
Nuk i marr si barometër këto ndeshje, ishin stërvitje të mira, ku asnjë nuk u dëmtua, u ruajt një farë ritmi, shënove gola. E mira është që shumica e sulmuesve shënuan e krijon besim. Tani shkon në ndeshjen e parë zyrtare me një farë besimi, por pastaj aty është një histori tjetër.
Pak a shumë edhe për ndeshjen e sotme duhet të fokusohem te pjesa e parë që mund të shohim e flasim. Unë uroj që të vazhdojmë e bëjmë këtë rrugëtimin e këtyre golave se për hir të së vërtetës, edhe gjatë eliminatoreve, nuk është se kemi krijuar, sidomos në 30 metrat e fundit. Ne e sjellim lojën në mënyrë të tillë duke goditur nga larg, shumicën nga distanca e kemi bërë”, tha për “SuperSport” Fakaj pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co