Sport

Simeone para Champions: Pres mbështetjen e tifozëve, ndeshja kundër Interit forcoi Atleticon

simeone para champions pres mbeshtetjen e tifozeve ndeshja kunder interit forcoi atleticon
simeone para champions pres mbeshtetjen e tifozeve ndeshja kunder interit forcoi atleticon

Trajneri i Atletico Madrid, Simeone doli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Dortmund (Champions League).

“Ndeshja kundër Interit na dha forcë për të vazhduar këtë kompeticion, jemi në tetë më të mirët e kompeticionit dhe tani mendojmë për Dortmundin.

Stadiumi Metropolitano ju jep një shtysë të pabesueshme, a mund ta përshkruani rëndësinë që ka për ju?

“Tifozët tanë na ndihmojnë shumë, por do të jetë e njëjta situatë kur të shkojmë në Dortmund, kur turma verdhezi do të motivojë ekipin gjerman”.

Si janë Morata dhe Griezmann?

“Antoine është lojtari më i rëndësishëm që kemi, skuadra rrotullohet rreth cilësisë së tij. Ne kemi nevojë për Griezmann. Morata po kalon një moment të vështirë, por ai do të dijë se si të dalë nga situata.”

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts