“Sinjalet e Trump për luftën në Ukrainë janë pozitive”- Kremlini: Nuk kërkon që t’i shkaktojë disfatë strategjike Rusisë

sinjalet e trump per luften ne ukraine jane pozitive kremlini nuk kerkon qe ti shkaktoje disfate strategjike rusise








































Kremlini thotë se sheh “sinjale pozitive” nga qëndrimi i Donald Trump ndaj Ukrainës, megjithëse pranon gjithashtu paparashikueshmërinë e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, sipas mediave shtetërore ruse.

putin trumb

“Sinjalet janë pozitive. Gjatë zgjedhjes së tij Trump foli për mënyrën sesi ai percepton gjithçka përmes marrëveshjeve. Ai nuk flet për dëshirën për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë, dhe kjo e dallon atë nga administrata aktuale”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Megjithatë, Peskov ka shtuar se Trump është “më pak i parashikueshëm”, veçanërisht kur bëhet fjalë për t’iu përmbajtur premtimeve që ai bëri gjatë fushatës zgjedhore.

Donald Trump ka deklaruar gjatë fushatës zgjedhore se nëse zgjidhet president, do ta ndalte luftën në Ukrainë brenda 24 orëve, por pa specifikuar se si do ta bënte këtë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →