Jannik Sinner shkëlqen në Masterin e Majamit, thyen në finale Dimitrov duke siguruar një tjetër trofe të rëndësishëm. Tenisti italian shfaqi një formë të shkëlqyer duke mos e diskutuar për një asnjë moment suksesin përballë bullgarit, në fund fitoi pastër 2-0 me sete(6-3, 6-1), në një ndeshje që zgjati 1 ore e 12 minuta. Fal këtij suksesi, Sinner shkon në vendin e dytë në renditjen botërore, ndërsa arkëton afro 1 milionë euro:
[embedded content]
“Falënderoj skuadrën time, kemi punuar shumë për këtë, kjo është rruga e duhur për të fituar dhe për t’u përmirësuar. Ky është një nga turnet më të rëndësishëm në botë, i kisha shkuar dy herë shumë pranë, më në fund ia dola të fitoj këtu në Majami. Jam krenuar për këtë rezultat”, u shpreh Sinner.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co