Bota Sport

Sinqeriteti i Bufon: Ndeshja me Shqipërinë? Do të isha hipokrit po të thosha që është më e vështira

sinqeriteti i bufon ndeshja me shqiperine do te isha hipokrit po te thosha qe eshte me e veshtira































Xhanluixhi Bufon, ish-portieri i Juventusit dhe tashmë menaxheri i ekipit përfaqësues të Italisë, ka folur për rrugëtimin që të kaltrit po bëhen gati të ndërmarrin në Euro 2024, duke u ndalur edhe te ndeshja e parë me Shqipërinë, që pret ata më 15 qershor.

bufon

“Do të isha hipokrit po të thosha se është më e vështira, me shumë mundësi është më delikatja, pasi ta nisnim në mënyrën më të mirë do të na bënte të gjithëve mirë”, tha ai për ndeshjen ndaj kuqezinjve të drejtuar nga Silvinjo.

Megjithatë, ai ka bindjen se ekipi do të jetë protagonist në këtë Europian, ku shkon me petkun e kampionëve në fuqi. “Do të jemi protagonistë sepse na e thotë historia jonë, për të mos thënë që na e imponon. Spaleti na ka sjellë një ndjenjë përkatësie të theksuar, një mënyrë pune serioze, me vështirësi që duhen përballuar për të dalë sa më mirë. Ai po mundohet që të ndajë fijen e flokut dhe atomin për t’i dhënë diçka më shumë kësaj skuadre”, tha Bufon para mediave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts