Sipërmarrësit e Kantinës së Verës Çobo rrëfejnë në “Gëzuar me ju” bashkëpunimin me degustuesin e njohur italian Luca Gardini

sipermarresit e kantines se veres cobo rrefejne ne gezuar me ju bashkepunimin me degustuesin e njohur italian luca gardini
sipermarresit e kantines se veres cobo rrefejne ne gezuar me ju bashkepunimin me degustuesin e njohur italian luca gardini

Në programin “Gëzuar me ju”, me moderatore Ola Brukon dhe vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti, ishin të ftuar në studio sipërmarrësit e Kantinës Çobo, Petrit dhe Muharrem Çobo, dhe Luca Gardini, kritiku më i mirë në botë i verës italiane.

Petrit dhe Muharrem Çobo folën në program për ecurinë e Kantinës Çobo ndër vite dhe theksuan se ndihen të lumtur dhe krenarë, që sot vera e tyre është kthyer në një brand ndërkombëtar.

Luca Gardini është ambasador i Verës Çobo në gjithë botën. Ata zbuluan se Gardini teksa deguston verëra të ndryshme, i dallon ato vetëm duke i nuhatur. Vera Çobo gjendet në Zvicër, Belgjikë dhe prej 2 muajsh edhe në Itali, me një distributor tejet serioz.

Së fundmi Kantina e Verës Çobo ka realizuar degustim vertikal për verën Kashmer, (degustim vertikal do të thotë që provon të gjitha verërat nga më vjetra te më e reja ose anasjelltas), konkretisht nga 2001 deri në 2017. “Kjo verë edhe pse ka 23 vjet është një verë e gjallë”, u shpreh Luca, i cili ishte udhëheqësi i këtij degustimi vertikal.

“Jemi me fat që e kemi”, thanë vëllezërit Çobo për Luca Gardinin.

Muharrem Çobo kujtoi se kur sapo kishin dalë në treg me etikën Kashmer, synimi i tyre ishte që kjo verë të bëhej një brand ndërkombëtar, ndërkohë sot dëshira është thjesht forcimi më tej i këtij brandi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →