Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër disa propozimeve mbi vendin se ku do të prehej Ismail Kadare, ndërsa tregoi dhe dëshirat e bashkëshortes apo vetë shkrimtarit.
Rama tha se Kadare meriton të prehet në një banesë të fundit, që do të jetë vetëm e tija dhe jo pranë vëllezërve Frashëri.
“Ismail Kadare e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija, jo me dëshmorët sepse ai nuk kishte qelizë as gatishmëri për të rënë dëshmor. Jo me vëllezërit Frashëri që ishin atë paktët që respektonin, se nuk ja kanë borxh t’i bëjnë vend dhe nuk na i ka borxh që ta lëmë në atë vetminë e tij. Jo tek parku përballë Rogner as te parku i Kryeministrisë”, tha ai.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co