Siti nuk bleu një sulmues tjetër, Pep Guardiola: Ndoshta, gabim që s’e zëvendësuam Alvarezin

siti nuk bleu nje sulmues tjeter pep guardiola ndoshta gabim qe se zevendesuam alvarezin





































Pep Guardiola pranoi për herë të parë se Siti mund të ketë gabuar që skuadra nuk hyri në merkato për të zëvendësuar Julian Alvarezin, pas transferimit të sulmuesit tek Atletiko e Madridit. Gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes së sotme me Uest Hemin, trajneri katalanas tha:

ALVAREZ

“Jam i lumtur me skuadrën. Sigurisht, nëse kemi shumë dëmtime mund të jetë problem. Por shpresojmë se pas dy, tre muajsh, ne do të na kthehet Oskar (Bob). Dhe ne mund të kemi Fill (Fodenin) në atë pozicion, (Xhejms) MekAti mund të luajë në atë pozicion, (Ilkai) Gyndoan mund të luajë në atë pozicion… këta janë lloje të ndryshme lojtarësh nga Erling (Haland), natyrisht.

Ndoshta është një gabim, nuk e di, por më pëlqen të punoj me një skuadër jo të madhe. Nuk më pëlqen të lë shumë lojtarë pa luajtur për një kohë të gjatë. Nëse kemi një skuadër të madhe pa dëmtime, mund të bëhen 10 muaj pa luajtur dhe nuk më pëlqen”.

Nëse ai mund të kishte nxituar për të firmosur me një zëvendësues për sulmuesin argjentinas, ai shtoi: “Kur nuk jeni i sigurt (për një lojtar) është më mirë të prisni. Në dimër kemi një shans tjetër, kështu që nëse nuk jam i bindur, atëherë është më mirë të mos e ndërmarrësh atë hap”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →