‘’Situata e mikrokredive u paralajmërua nga Meta’’, Vasili: U kërkua edhe zyrtarisht të merren masa, por askush nuk reagoi

situata e mikrokredive u paralajmerua nga meta vasili u kerkua edhe zyrtarisht te merren masa por askush nuk reagoi
situata e mikrokredive u paralajmerua nga meta vasili u kerkua edhe zyrtarisht te merren masa por askush nuk reagoi

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili përmes një reagimi në rrjetet sociale është shprehur lidhur me çështjet e mikrokredive në vend.

Vasili thotë se Meta e kishte paralajmëruar atë që ai cilëson si dramë, piramidën e mikrokredive.

Ndërkohë që sipas Vasilit, Meta i ka kërkuar edhe zyrtarisht institucioneve të drejtësisë dhe atyre të pavarura të marrin masa urgjente për të parandaluar tragjedinë e mikrokredie, kujton këtu edhe rastin e Pal Trashaj.

Postimi i Vasilit:

Presidenti Meta paralajmeroi dy vjet me pare dramen e piramides se mikrokredive!

Presidenti i Republikes z. Ilir Meta, dy vjet me pare, pikerisht ne 15 korrik 2022 me shkrese Nr: 2495, ju kerkoi zyrtarisht te gjithe intitucioneve qeveritare,te drejtesise dhe institucioneve te pavarura qe te merrnin masa urgjente per te ndalur tragjedine e Mikrokredive per arsye te te cilave humbi jeten edhe i ndjeri Pal Trashaj.

Por Narkoshteti nuk levizi gishtin megjithse Presidenti Meta paralajmeroi gjithshka.

Dhe kjo indiference e narkoshtetit te Edi Rames solli tragjedine me humbje jete dhe dhjetra mijra drama shoqerore, qe konsumohen cdo dite per shkak te piramides se mikrokredive”, shkruan Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →