Dy vagonë të një treni ICE dolën nga shinat të shtunën vonë për shkak të rrëshqitjes së tokës – për fat nuk pati të lënduar. 185 pasagjerët u evakuuan. Organizata e Ndihmës Teknike, THW në Gjermani shtoi në fundjavë 1800 forca shpëtimi në jug të Gjermanisë. Edhe ushtria gjermane ka shkuar në disa zona për ndihmë. Në Pfafenhofen janë duke ndihmuar 800 ushtarë.
Në mjaft zona është në fuqi shkalla më e lartë e alarmit, ndërkohë që disa qarqe gjermane në jug shpallën ndërkohë gjendjen e katastrofës.
Në shumë rajone flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi. Në disa zona në Augsburg u evakuuan mjaft banorë në fundjavë. Në Mekenbeuern të shtunën 1300 vetë duhet të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut akut të përmbytjeve. Edhe në rajone të tjera janë evuakuuar banorët në jugun e Gjermanise./DW
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co