Situata e zjarreve në Shqipëri, vetëm 3 vatra aktive/ Vengu: Mirënjohje për strukturat operacionale

situata e zjarreve ne shqiperi vetem 3 vatra aktive vengu mirenjohje per strukturat operacionale
situata e zjarreve ne shqiperi vetem 3 vatra aktive vengu mirenjohje per strukturat operacionale

Në Shqipëri ka vetëm 3 vatra aktive zjarri, ndërsa 28 të tilla janë shuar në 24 orët e fundit, bëri të ditur ministri i Mbrojtjës Pirro Vengu, duke përditësuar kështu të dhënat e fundit lidhur me situatën e zjarreve në Shqipëri.

“Pas shumë javësh betejë me zjarret që përfshinë shumë territore të vendit tonë, sot situata paraqitet më e qetë. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 janë shuar plotësisht, ndërsa vetëm 3 vatra mbeten ende aktive.

Aktualisht, vatra në Arrën të bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës janë të izoluara pa rrezik përhapjeje dhe po monitorohen për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.

Mirënjohje për të gjitha strukturat operacionale, të Emergjencave Civile, që nga zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura, Policinë, Shërbimin Pyjor, Zonat e Mbrojtura dhe vullnetarët për punën e palodhur dhe angazhimin maksimal. Përkushtimi i tyre i përbashkët ka qenë vendimtar në minimizimin e dëmeve dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve”, shprehet Vengu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →